Prishtinë, më 5 dhjetor 2016
Zv.ministri i MPMS-së, Qazim Rahmani, ka pritur sot në një takim zv. ambasadorin e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe, z.Ibrahim Selem Humaid Alalawi.
Ai e ka falënderuar z. Alalawi për bashkëpunimin e mirë mes Republikës së Kosovës dhe EBA-s, respektivisht për bashkëpunimin mes kësaj ambasade dhe MPMS-së në disa projekte humanitare që janë zhvilluar në të kaluarën për familjet me gjendje të rëndë sociale të komuniteteve.
Në emër të MPMS-së, zv/ministri Rrahmani i ka bërë kërkesë zv.Ambasadorit Alalawi, që të shtyjë projektin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet dhe projektin e bursave për studentë, projekte të cilat janë dorëzuar në ambasadën e EBA-s para disa muajsh.
Zv/ambasadori Alalawi falënderoi zv.ministrin për pritjen e tij, po ashtu shprehu gatishmërinë e Ambasadës së EBA-s që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me MPMS-në. Ai u zotua se Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe do të mbështesë projektet e Minstrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe në të ardhmen.