Në mbështetje të nenit 8, paragrafit 1.4 ndërlidhur me shtojcën 1, paragrafin 2.1 të Rregullores Nr. 02/2021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe në mbështetje të nenit 11, paragrafet 1.4, 1.5 dhe 1.6 të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Territorin e Republikës së Kosovës, dhe në ndërlidhje të Vendimit Nr. 01/05, i datës 05.04.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, sot me datë 08.04.2021, merr këtë:
VENDIM
1. Obligohen të punësuarit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe punonjësit në Qendrat për Punë Sociale në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës për respektim të masave të veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, sipas pikës 6, 7, 8, 9, 10 të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/05, të datës 05.04.2021, si dhe respektimin e masave si në vijim:
1.1. Të punësuarit e Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve janë të obliguar të bartin maskën duke mbuluar hundën dhe gojën, të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për ftyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit dhe ambiente të brendshme
1.2. Zyrtarët përgjegës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve obligohen që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtjen nga COVID-19, përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska dhe respektim të distancës.
1.3. Të gjitha departamentet në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve obligohen që të kryejnë dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.
2. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në mbështetje të pikës 20 të Vendimit nr. 01/05, të datës 05.04.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, liron nga paraqitja e rregullt për qëllime të evidentimit apo lajmërimit përfituesit e skemave pensionale dhe kategoritë tjera të
përfitueseve të cilët janë të obliguar të paraqiten në zyrat përkatëse sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
2.1. Komisionet mjekësore do të vazhdojnë të shqyrtojnë të gjitha kërkesat në shkallë të I-rë dhe ri-vlerësimet me prezencën e palës, (vendimet pas 1-3 dhe 5 vite-rivleresim); përfituesit e kompensimit të verbërisë (vendimet pas 3 dhe 5 vite-rivleresim); kompensimi për persona paraplegjik dhe tetraplegjik (vendimet pas 3 dhe 5 vitesh-rivlerësim); si dhe lëndët pas Gjykatës Themelore të Prishtinës-rishqyrtim dhe rivendosje, duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
2.2. Të gjitha kërkesat nga aplikuesit që duhet të parashtrohen për pensione (bazike dhe kontributive) duke filluar nga inuaji prill 2021, me rastin e arritjes së moshës dhe për shkak të ndërniarrjes se masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19 nuk mund të parashtrojnë kërkesë në kohën e duhur, të gjitha këto raste do të trajtohen për periudhën retroaktive, pavarësisht se në afatin e caktuar nuk kanë mundur të paraqesin kërkesën.
2.3. Pezullohet deri Inë 30.06.2021, obligimi i ri-aplikimit dhe reduktohen procedurat për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale (ripërtrirja e dokumenteve, verifkimi i gjendjes socio-ekonomike dhe raporteve mjeksore) për familjet të cilat duke filluar nga muaji prill 2021 kanë afatin për ri-aplikim.
2.4. Obligohen Qendrat për Punë Sociale-Sektori Ndihmave Sociale nëpër Komuna që procesin e ri-aplikimit ta zbatojnë pa prezencën e palëve, duke u bazuar në dokumentet në dosje dhe vlerësimet e fundit nga komisionet mjeksore,
2.5. Kërkesat e reja për ndilunë sociale për të dy kategoritë i nënshtrohen të gjitha procedurave dhe shqyrtohen sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi që rregullojnë Skemën e Ndihmës Sociale.
3. Obligohen institucionet e mbrojtjes sociale përkatëse të nivelit qendror dhe lokal që gjatë zbatimit të këtij vendimi t’i aplikojnë masat e përcaktuara sipas vendimit nr. 01/05 të datës 05.04.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe manualit për mbrojtje nga përhapja e pandemisë COVID-19.
4. Ky vendim është i vlefshëm deri me datë 30 qershor 2021, dhe i njejti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
5. Ky vendim shfuqizon vendimin nr. 197 të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të datës 04.11.2020.
6. Ky vendim hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.
Hekuran Murati Ministër
Vendimi ju dërgohet:
• Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm;
• Departamentit të Pensioneve;
Departamentit të Kategorive të Luftës;
• Departamentit të Politikave sociale dhe të familjes;
• Departamentit Ligjor; dhe
• Arkivit të Ministrisë.
prill 2021