Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Nenad Rashiq, përfaqesues nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, si dhe Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZhI) bënë ndarjen e kontratave të punës për përfituesit nga projekti “Nxitja e punësimit dhe rritja e mundësive për të rinjtë”. Ky projekt u financua nga MPMS-ja dhe Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë dhe u zbatua nga IZhI-ja.
Ky pilot projekt ka filluar së zbatuari nga muaji prill 2013, fillimisht në 4 komuna (Kamenicë, Ranillug, Graçanicë, dhe Fushë Kosovë). Projekti ka pasur si qëllim dhënien e mundësive për të rinjtë nga komunitetet jo shumicë, duke mos përjashtuar as shumicën, si dhe përkrahjen e tyre për nxitje drejt punësimit të qëndrueshëm.