Prishtinë, 28 prill 2017
Sot është themeluar Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.
Me funksionalizimin e këtij komisioni do të fillojë edhe procesi i aplikimit dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale dhe më pas edhe kompensimi i tyre. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sciale, Arban Abrashi, tha se ky kompensim nuk do ta ofrojë drejtësinë e munguar, “por do të jetë një mbështetje modeste institucionale për këtë kategori të shoqërisë”.
Abrashi ka shtuar se kjo është një datë e rëndësishme për këto viktima sepse pas një periudhe të gjatë po fillon njohja dhe përkrahja e tyre, aq e mohuar deri më tani.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, po ashtu, do ta njoftojë opinionin me kohë për procedurat dhe kohën e aplikimit për personat e prekur të kësaj kategorie.