Sekretari i MPMS-së, Izedin Bytyqi, priti sot një delegacion të Parlamentit Irakian

Prishtinë, më 12 dhjetor 2019

Në këtë takim sekretari Bytyqi i njoftoi ata për fushëveprimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë i njoftoi mysafirët lidhur me zhvillimin dhe implementimin e legjislacionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe u përgjigj në interesimin e tyre lidhur me këtë temë.

Qëllimi i vizitës së delegacionit të Parlamentit Irakian është për të avancuar njohuritë në lidhje me aspektet kryesore të sistemeve për trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Delegacioni përbëhej nga deputetë që trajtojnë çështje ligjore, sociale dhe të drejtat e njeriut në Parlamentin e Irakut.