Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar sot me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën ka diskutuar për harmonizimin e veprimeve në funksion të mbështetjes së prioriteteve të MPMS-së, veçmas në rrethanat e tanishme të pandemisë.
Ministri Reçica e ka falënderuar znj. Suokko për gjithë kontributin që UNDP i ka dhënë MPMS-së dhe në përgjithësi Kosovës, përmes projekteve të rëndësishme, veçmas në rritjen e mundësive për përfshirjen e të rinjve në punësim.
Në fund të takimit, ministri Reçica dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin në projekte të radhës, me fokus mbështetjen e sektorit privat, i cili është ndër më të dëmtuarit pas përhapjes së COVID-19.