Reçica merr premtime nga shteti i Iowa-s për bashkëpunim në fushën socio-ekonomike

Iowa, më 13 qershor 2018
Gjatë qëndrimit në shtetin e Iowa-s në SHBA, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica zhvilloi takime me përfaqësues institucional, agjencione qeveritare dhe organizata të ndryshme të cilat merren me zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, çështje të punës dhe shëndetit.
Ministri zhvilloi takim me përfaqësues të Agjencisë Qeveritare të Iowa-s, e cila merret me zhvillim të fuqisë punëtore, më të cilët shkëmbeu ide rreth ndërtimit të bashkëpunimit sa i përket rritjes së punësimit.
Reçica gjithashtu u prit në takim nga përfaqësues të Departamentit Qeveritar për Çështje të Veteranëve të Iowa-s, të cilët i informoi rreth obligimeve dhe përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për veteranët dhe të drejtat e tyre.
Ministri zhvilloi takime të ndara në organizatën “United Way “, e cila bënë bashkë donatorë, biznese, përfaqësues qeveritar dhe ekspert, si dhe në kolegjin DMACC me të cilin Kosova tashmë ka iniciuar realizimin e disa programeve për edukim profesional.
Në takim ministri u prit edhe nga përfaqësues të Odës Ekonomike në Des Moines të Iowa-s, të cilët e njoftuan ministrin rreth përpjekjeve që nëpërmjet inovacionit, planifikimit strategjik dhe bashkëpunimit global, ata ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës. Në këtë pikë, së bashku u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në çështje dhe projekte konkrete.