Reagim i MPMS-së

Duke iu referuar disa mediave të shkruara lidhur me analizën e KOMF, “ Me ço në shtëpi” e cila siç është publikuar së fundi, në radhë të parë ka një kundërthënie mes numrit ‘shqetësues’ të fëmijëve të braktisur dhe faktit se ky numër është në rënie.

Numri i fëmijëve të braktisur nga viti në vit ka pasur rënie të lehtë, por që po e mbanë një vijë konstante për dallim prej viteve të mëparshme, kjo duke u bazuar në të dhënat e QPS-ve dhe raporteve vjetore : 2008- 61 fëmijë, 2009- 66 fëmijë, 2010- 52 fëmijë, 2011- 51 fëmijë, 2012-54 fëmijë, 2013-52 fëmijë.