Raportohet mbi gjendjen e punëtorëve medial në Kosovë

Kryeshefi i Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës (TEIP) z. Basri Ibrahimi sot ka mbajtur konference me gazetarët e mediave në Kosovë  me ç’rast ka raportuar mbi gjendjen në tërësi të mediumeve në Kosovë.
Gjatë kësaj konference kryeinspektori Ibrahimi ka bërë publike inspektimin disa mujorë që inspektorët e punës kanë bërë në mediat e ndryshme në Kosovës me ç’rast është shprehur se gjendja e të drejtave të punëtorëve, përfshirë këtu respektimin e kontratave të punës, mospagesa me kohë, oraret e tejzgjatura ishin ndër të gjeturat kryesore tek punëtorët medial.

Raporti flet për gjithsejtë 34 media të inspektuara, ku 1896 të punësuar gjatë inspektimit janë 719 meshkuj dhe 1179 femra. Në inspektimet e para sipas z. Ibrahimi janë evidentuar 4 raste të personave me aftësi të kufizuar që nuk ju është realizuar e drejta e tyre dhe me rastin e inspektimeve nga inspektorët e punës kjo çështje është rregulluar. Në raport thuhet se janë evidentuar 21 persona pa kontrata pune, 153 kontrata për punë specifike, 83 raste me punë gjatë natës që nuk është paguar, mungesa e kontrollit shëndetësore varësisht nga rrezikshmëria në punë, praktika e tejzgjatur e punëtorëve në media e shumë aspekete tjera që mediat duhet ti kenë parasysh në të ardhmen.

Ndërsa sa i përket gjobave u tha se deri më tani Inspektorati i Punës ka shqiptuar 3 gjoba në tri raste vetëm atëherë kur është konstatuar se edhe pas paralajmërimit që inspektorati i Punës i ka bërë më herët kërkesat nuk janë plotësuar.