Panairi i karrierës pritet të mbahet në qershor

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane në Kosovë z.Arian Zeka. Në takim u diskutua për Panairin e Karrierës që pritet të mbahet në pjesën e parë të qershorit dhe i cili këtë vit do të organizohet bashkërisht nga Oda Amerikane dhe MPMS. Qëllimi i këtij Panairi është punësimi dhe ofrimi i punës praktike për studentë.