Nën kryesimin e ministrit Reçica konstituohet Këshilli i ri Ekonomik-Social

Sot, nën kryesimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është konstituuar Këshilli i ri Ekonomik-Social i Kosovës (KES), ku dhe janë prezantuar edhe anëtarët e rinj të Këshillit.

Në takimin e sotëm konstituiv të Këshillit të ri Ekonomik-Social të Kosovës, me theks të veçantë është diskutuar rreth funksionalizimit të komisioneve profesionale të KES-it.

Gjithashtu, anëtarët e KES-it janë dakorduar për një bashkëpunim dhe angazhim reciprok në funksion të zhvillimit edhe më tej të dialogut social, si dhe për çështje tjera me interes të përgjithshëm për vendin.