Zv/ministri i MPMS-së, z. Fatmir Shurdhaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Avni Kastrati, kanë përuruar të hënën objektin e ri të Qendrës për Aftësimin Profesional në Mitrovicë.
Zv/ministri Shurdhaj duke iu drejtuar të pranishmëve ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka investuar vazhdimisht në Mitrovicë. “Sot po përurojmë këtë objekt modern të Qendrës për Aftësime Profesionale, që ofron mundësi të mëdha kualifikimi për punëkërkuesit të cilët pas kualifikimit dhe rikualifikimit do të jenë të përgatitur për tregun e punës”.