Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” si dhe me “PREDA Plus” hapën sot punimet e Konferencës Kombëtare, “Iniciativa e Dimensionit Social” (IDS) për Ballkanin Perëndimor: “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve të BE-së”.
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica në hapje të konferencës tha se qëllimi i kësaj iniciative është që të rrisë dialogun mes shoqërisë civile, qytetarëve dhe institucioneve, për domosdoshmërinë e avancimit të dimensionit social në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE
“Kosova po përballet me sfida të shumta dhe në këtë aspekt Qeveria është duke ndërmarrë hapat dhe reformat e nevojshme për të krijuar një mirëqenie më të mirë për qytetarët tanë, e cila do të ishte kompatibile me mirëqenien e qytetarëve të BE-së”, tha ministri.
Reçia ka nënvizuar se qëllimi MPMS-së dhe Qeverisë së Kosovës është që të ndërtojë një sistem social ku nuk ka vend pabarazia e diskriminimi, duke promovuar barazinë dhe mbrojtjen sociale, si dhe rritjen e solidaritetit në mes të gjeneratave dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
“Që nga fillimi i Mandatit të kësaj e Qeverie, MPMS ka filluar hapat konkret të Reformës së përgjithshme sociale dhe të punësimit në vend, me qëllim që të fuqizojmë dimensionin social në të mirë të qytetarëve të Kosovës, por njëkohësisht të përmbushim kriteret për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”.
Knur Fleckenstein, deputet i Parlamentit Evropian dhe kryesues i Bordit të ASB-së e vlerësoi shumë të dobishme iniciativën e Dimenisonit Social.
“Rezultatet në rrafshin social do të jenë të mundura vetëm nëse të gjithë partnerët social, komunat, shoqëria civile, kompanitë dhe bizneset punojnë së bashku”, u shpreh eurodeputeti Fleckenstein.
Ndërkaq, Elmir Bojadžić, drejtor Rajonal për Evropën Juglindore në ASB u shprehur se kjo iniciativë është një pikësynim global për të tërhequr mbështetjen e Evropës për përmirësimin e resurseve njerëzore. Sipas tij kjo do të bëhet e mundur vetëm nëse në këtë fushë kemi një bashkim të strukturave politike dhe atyre të shoqërisë civile.