MPMS njofton qytetarët për gabimin teknik lidhur me masën 15 të Pakos Emergjente

Prishtinë, më 12 gusht 2020

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton gjithë qytetarët se, gjatë përgatitjes dhe filtrimit të listave për njoftim me SMS rreth statusit të aplikimit tuaj për masën 15, ka ndodhur një gabim teknik, ku një numri të përfituesve, me datë 11.08.2020, iu është dërguar gabimisht një SMS i cili nuk dedikohej për ta. Të gjitha këto familje sot gjatë ditës kanë pranuar një SMS tjetër sqarues rreth këtij gabimi teknik.

Për çdo paqartësi apo ankesë eventuale, palët mund të paraqiten në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku jetojnë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si institucion bartës i procesit të zbatimit të Masës 15, kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për këtë lëshim i cili mund të ketë shkaktuar pakënaqësi te pranuesit e SMS-it në fjalë.