MPMS negocion marrëveshjen për sigurimet sociale me Mbretërinë e Belgjikës

Prishtinë, më 14 qershor 2017

Delegacioni i Republikës së Kosovës dhe ai i Mbretërisë së Belgjikës, janë duke zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve në Prishtinë, për negocimin e marrëveshjes për sigurimet sociale. Bisedimet e filluara më 12 të këtij muaji, pritet të përfundojnë më 15 qershor 2017.

Gjatë këtij raundi të bisedimeve pritet që grupet teknike të finalizojnë tekstet e marrveshjes së përgjithshme për sigurimet sociale dhe të marrëveshjes administrative.

Marrëveshja e arritur do të jetë e rëndësisë së veçantë, pasi që kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen e trashëguar e cila ishte nënshkruar në vitin e largët 1954 dhe do të ndikojë pozitivisht në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë të punojë që kjo marrëveshje të finalizohet nga grupet teknike dhe sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme për  ratifikimin e saj.