Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe UNDP-ja nënshkruan Marrëveshje

17 qershor 2015 – Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi ka nënshkruar sot Marrëveshjën e Mirëkuptimit për Implementim e Programit për Subvencionimin e Pagave me fonde të përbashkëta, ku tha se ky projekt ka të bëjë me masat aktive të tregut të punës,kjo është njëra nga masat ku ministria mendon ta zbatoj në bashkëpunim me UNDP-in, ku së bashku kemi bërë bashkimin e fondeve, ku ky fond është në vlerë prej 500 mije euro, i cili ne funskion të uljës së papunësisë, do të filloj subvencionimin e pagave për punëkërkuesit në kompanitë në zhvillim. Ky projekt ka të bëjë me fushat dhe sektorët që ndërlidhen me përpunimin e drurit, metalit, bujqësisë, pakteimet ushqimore, IT-it dhe fusha të tjera.

Ministri Abrashi poashtu theksoi se më këtë fond do të fillojmë subvencionimin e së paku 600 personave në tërë Kosovën në periudh 6 mujore. Ndërsa zëvendësja e përfaqësuesit të përhershëm për UNDP në Kosovë znj. Alessandra Roccasalvo tha se programi përkatës me të cilin kemi punuar me MPMS-në, ka gati 10 vite që është duke u implementuar, dhe janë punësuar më shumë se 13 mijë persona.

Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot është shumë e rendësishme sepse shumë persona do të trajnohen dhe është më e lehtë për ta që në të ardhmën të gjejnë vende të lira pune. Përmes këtij programi tentojmë ti arrijmë dy objektiva, punësimin e të papunëve afatgjatë si dhe përkrahjën e bizneseve private që të punojnë në rritjen e afarizmit të tyre në mënyrë që të rritet dhe numri i të punësuarve. Në fund të takimit ministri Abrashi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e ofruar nga UNDP-ja dhe u nda i kënaqur nga kjo gatishmëri, që po i shtyen përpara shumë ide të reja të cilat gjithmonë do të jenë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.