Sot Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi me bashkëpunëtorë, priti një delegacion të OEK-ut, ku u biseduan shumë çështje të rëndësisë së veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës me mundësi të veçantë në krijimin e vendeve të reja të punës.
Ministri Abrashi theksoi rëndësinë e sektorit privat dhe në këtë drejtim shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim sa më të frytshëm me qëllim të zhvillimit të sektorit privat dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Z. Gërxhaliu falënderoi ministrin për mikpritjen, për mbështetjen dhe gatishmërinë për sektorin privat sepse sipas tij vetëm përmes fuqizimit të këtij sektori mund të arrihen efekte pozitive për ardhmërinë e Kosovës.
MPMS dhe OEK vlerësojnë se investimet në edukim dhe aftësim profesional janë mundësia më e mirë për krijimin e vendeve të reja të punës jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon si dhe ka nevojë urgjente për një analizë të tregut të punës, por edhe për shumë çështje të tjera të rëndësisë së veçantë që duhet vënë në fokus.
Ministri Abrashi dhe Delegacioni I OEK-ut u dakorduan dhe u zotuan për bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm për të nxjerrë rezultate sa më të mira dhe sa më të favorshme për shoqërinë tonë.