Ministri Abrashi shpërndan dhurata për rezidentë të Institutit Special të Shtimes

U shpërndan dhurata e u gëzuan ata që morën, kështu veproi sot ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij ku me rastin e ndërrimit të motmoteve vizitoi Institutin Special të Shtimes dhe shpërndau pako me dhurata për gjithsejtë 63 rezidentë që qëndrojnë në këtë institucion dhe që njëherit konsiderohen kategoria më e rëndë dhe më nevoja më të veçantë në shoqërin tonë.

Ministri Abrashi gjatë shpërndarjes së këtyre dhuratave me gjëra të ndryshme ka thënë se ky veprim është gjëja më e pakta që ne mund të bëjmë në këtë drejtim për këta persona por premtoi se do të angazhohet që të përmirësoj dukshëm edhe më shumë kushtet ku gjenden këta persona. Njëkohësisht ministri u njoftua edhe me punën dhe gjendjen në të cilën janë punëtorët e shërbimit social të këtij institucioni dhe u premtoi atyre se me angazhimin e tij personal do të ndikon në ngritjen e kushteve dhe mirëqenies për këta punëtorë.

Po ashtu sot ministri Abrashi së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli ka vizituar dhe kanë shpërndarë së bashku dhurata me gjëra të ndryshme për rezidentët e Shtëpisë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë duke i siguruar ata se ky nuk do të jetë gjesti i fundit për përkujdesje ndaj kësaj kategorie por do të angazhohen dhe do të shikohen të gjitha mundësitë reale për të ndihmuar ata edhe në aspekte tjera si në infarstrukturë dhe për një përkujdesje të një mirëqenije më të mirë për ta.