Prishtinë, më 31 dhjetor 2018
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar sot Shoqatën “Handikos” në prag të ndërrimit të motove, ku ka takuar fëmijët me aftësi të kufizuara të kësaj shoqate.
Reçica u uroi fëmijëve dhe familjeve të tyre vitin e ri dhe u premtoi se do të vazhdojë ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për ngritjen e mirëqenies së kësaj kategorie. “Jemi këtu sot që në prag të ndërrimit të moteve të kalojmë pak çaste së bashku me fëmijët e shoqatës dhe gjithashtu t’u tregojmë atyre dhe familjarëve se përkushtimi dhe angazhimi ynë në përmbushjen e obligimeve morale dhe ligjore që kemi ndaj tyre do të vazhdojë pa ndalë”, tha ministri.
Ministri tha se ngritja e mirëqenies dhe trajtimi meritor i kësaj kategorie do të jetë në fokus edhe të planprogramit për vitin 2019.
“Ne tashmë e kemi miratuar në qeveri Koncept-Dokumentin për kategorizim dhe trajtim të personave me aftësi të kufizuara nga i cili do të burojë ligji gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuara”, tha ministri.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës “Handikos”, Afrim Maliqi dhe familjet e fëmijëve falënderuar ministrin Reçica për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme, si dhe angazhimin për ngritje të mirëqenies për kategoritë me aftësi të kufizuara.