Ministri Reçica vizitoi Postën e Kosovës me rastin e fillimit të shpërndarjes së ndihmave sociale përmes PK-së

Prishtinë, më 2 tetor 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, vizitoi Postën e Kosovës me rastin e fillimit të shpërndarjes së skemës sociale në sportelet e Postës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite Ministri prezantoi bashkë me kryeshefin e PK-së  z. Sejdi Hoxha, në shërbimin e parë për përfituesit e skemës sociale dhe u shpreh mjaftë i kënaqur lidhur me bashkëpunimin mes MPMS-së dhe Postës së Kosovës.

Ky shërbim u mundëson qytetarëve, përfitues të skemave sociale, tërheqjen e ndihmave në mbi 100 zyra postare të Postës së Kosovës anekënd Kosovës.