Prishtinë, më 2 tetor 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, vizitoi Postën e Kosovës me rastin e fillimit të shpërndarjes së skemës sociale në sportelet e Postës së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite Ministri prezantoi bashkë me kryeshefin e PK-së z. Sejdi Hoxha, në shërbimin e parë për përfituesit e skemës sociale dhe u shpreh mjaftë i kënaqur lidhur me bashkëpunimin mes MPMS-së dhe Postës së Kosovës.
Ky shërbim u mundëson qytetarëve, përfitues të skemave sociale, tërheqjen e ndihmave në mbi 100 zyra postare të Postës së Kosovës anekënd Kosovës.