Ministri Reçica takoi përfaqësues të organizatës gjermane “ASB”

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim përfaqësues të organizatës gjermane, Arbeiter-Samariter-Bund (ASB), të kryesuar nga drejtoresha e zyrës për Kosovë, Dafina Hoxha, ku diskutuan rreth projekteve të përbashkëta për të ardhmen.

Ministri Reçica falënderoi znj. Hoxha dhe përfaqësuesit e “ASB”-së për gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe tha se MPMS është gjithmonë e gatshme për të bashkërenduar veprimet, me qëllim të ngritjes së përgjithshme të mirëqenies sociale në vend.

Përfaqësuesit e ASB dhe ministri Reçica u dakorduan për konkretizim të veprimeve sa i përket bashkëpunimit në fushën e dimensionit social, me projekte që kanë të bëjnë me punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve në asistencë sociale.