Prishtinë, më 25 shtator 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Reçica sot priti në takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së z.Andrew Russell dhe znj. Valbona Bogujevci, përfaqësuese e programeve zhvilluese të UNDP-së.
Takimi u zhvillua në atmosferë bashkëpunimi, duke pasur në konsideratë bashkëpunimin e gjatë të MPMS-së dhe UNDP-së.
Mysafirëve, ministri Reçica u dëshiroi mirëseardhje dhe falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Mysafirët uruan ministrin për detyrën dhe i dëshiruan suksese gjatë ushtrimit të mandatit prej ministri pranë MPMS-së.
Dakordim i dyanshëm ishte se ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të ndjeshme përgjatë viteve dhe se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen duke implementuar projekte në interes të qytetarëve të Kosovës.