Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim shefin e Misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduç, me të cilin biseduan rreth angazhimeve prioritare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ministri Reçica dhe Arduç u dakorduan për thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete në fushat që mbulon MPMS.
Z.Arduç falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ndërkaq ministri Reçica tha e MPMS është e gatshme të forcojë edhe më tutje këtë bashkëpunim me UNHCR-në, nëpërmjet jetësimit të projekteve në të mirë të qytetarëve