Ministri i MPMS-së z. Skender Reçica vizitoi Zyrën e Punësimit, të pensioneve, Qendrën e Aftësimit Profesional dhe Zyrën Rajonale të Inspektoratit të punës në Prizren

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica sot me datë 13.10.2017, se bashku me bashkëpunëtor realizoi një vizitë pune në zyrën e punësimit, zyrën e pensioneve, qendrën e aftësimit profesional dhe zyrën rajonale të inspektoratit të punës në qytetin e Prizrenit. Ministri Reçica u njoftua për së afërmi me punën e këtyre institucioneve, problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione.

Ministri Reçica përgëzoi stafin për punën e tyre dhe me këtë rast shprehi gatishmërinë për përkrahjen e këtyre institucioneve në bazë të mundësive si në aspektin teknik por edhe njerëzor, me qëllim të përmirësimit të kushteve në këto institucione, të cilat më pas do të mund t’iu shërbenin edhe më shumë qytetarëve dhe bizneseve.

Ministri Reçica, u njoftua nga udhëheqësi i qendrës së aftësimit profesional për trajnimet të cilat janë duke u zhvilluar aktualisht në këtë qendër, i cili theksoi se shumica e të trajnuarve, pas realizimit të trajnimit, punësohen në ndërmarrje të ndryshme, apo edhe vetëpunësohen duke hapur biznese të vogla individuale.
Ministri Reçica konfirmoi edhe një herë përkrahjen e tij të pa rezervë, se MPMS do të jetë në krahë të institucioneve, të cilat janë një shembull i mirë i krijimit të kushteve për zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.