Gjakovë, 16 nëntor 2015
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë një vizite që zhvilloi sot në Gjakovë, u takua me përfaqësuesit dhe anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve të Gjakovës.
Gjatë takimit, ministri Abrashi ka dëgjuar problemet dhe nevojat e pensionistëve gjakovarë, të cilët i artikuluan kërkesat e tyre.
Pasi i dëgjoi pensionistët, ministri Arban Abrashi i njoftoi me skemën e re pensionale, e cila parasheh rritje të pensioneve deri në 100 euro.
Ministri Abrashi, po ashtu, shpjegoi se nga skema bazike jokontributdhënëse do të hiqen vetëm ata persona që nuk janë banorë rezidentë të Kosovës.
Takimi u përmbyll me pajtimin e përbashkët që konsultat me pensionistët të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ministri Abrashi ritheksoi edhe njëherë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për pensionistët kosovarë.