Ministri Arban Abrashi inauguroi renovimin e Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me Z. Christof Stock, udhëheqës i sektorit të bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, mori pjesë në inaugurimin e renovimit të Kuvendit Komunal të Hanit të Elezit. Ky projekt është financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit “Kosova e bukur 2”, ndërsa në realizimin e këtij projekti është arritur që të punësohen 52 persona, ku 40-të prej tyre për shumë vite ishin të papunë. Ministri Abrashi theksoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të vëzhdojë të përkrahë edhe në të ardhmen komunën e Hanit të Elezit, në veçanti me projekte punësimi. Gjatë qëndrimit në komunën e Hanit të Elezit, ministri Abrashi ka përuruar edhe zyrën e pensionistëve. Kjo zyrë do të ofrojë shërbime për qytetarët e kësaj komune dhe do të lehtësojë shërbimet për pensionistët dhe nuk do të kenë nevojë që të udhëtojnë në komunën e Kaçanikut, për të kryer këto shërbime.