Ministri Abrashi zotohet për të drejtat e fëmijëve

19 tetor 2015- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim përfaqësues të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, organizatë e cila si mision ka avokimin për të drejtat e fëmijëve.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunim dhe u diskutua për ide të përbashkëta për mbrojtjen sa më të mirë të fëmijëve si dhe për mundësinë e krijimit të grantit specifik për shërbime sociale si dhe mbrojten e fëmijëve në nevojë sociale.