Ministri Abrashi mori pjesë në përurimin e shkollës në Partesh dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kllokot

14 tetor 2015- Sot Ministri Abrashi mori pjesë në përurimin e dy objekteve në komunat Partesh dhe Kllokot me ç’rast u përurua objekti i renovuar i një shkolle fillore, përkatësisht i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare.

Të dy objektet u përuruan në kuadër të projektit “Beautiful Kosovo II” (Kosova e Bukur II), i financuar nga fonde të përbashkëta të MPMS dhe Bashkimit Evropian dhe zbatuar nga IOM.

Ky projekt ka gjeneruar një numër të madh vendesh pune për qytetarë të regjistruar në zyrat e punësimit, punëkërkuesë që janë pjesë e skemës sociale.

Duhet theksuar se këto punë publike kanë për synim largimin e punëkërkuesëve nga skema e asistencës sociale, dhe përmes punësimit në këto projekte të bëhet aftësimi i tyre për treg të punës.