Berlin, 02 shtator: Me qëllim thellimin e bashkëpunimit në fushën e punës dhe mirëqenies, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Arban Abrashi po qëndron në vizitë dy ditore pune në Gjermani.
Me këtë rast, Ministri Abrashi takoi Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Jörg Asmussen, me të cilin diskutuan format dhe mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit në aftësimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale, që do të shpienin në përgaditjen e një fuqie punëtore të shkathët, kualifikuar dhe produktive në Kosovë.
Ministri Abrashi po ashtu vizitoi Organizatën Federale Artizanale si dhe Odën Komerciale dhe Industriale të Berlinit, me të cilat u diskutua dhe dakordua që të fillohet me bashkëpunim përmes trajnimit të trajnerëve, fillimit të programit të shkëmbimit të praktikantëve, ofrimit të qasjës në asistencë financiare dhe substanciale për programe në fushën e aftësimit.