Ministri Abrashi takon personat me nevoja të veçanta

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi i shoqëruar edhe nga ministri i shëndetësisë z. Imet Rrahmani kanë vizituar sot Shoqatën HANDIKOS, me rastin e donacionit prej 450 pajisjeve ndihmëse për lëvizje, si karroca, paterica si dhe pjesë të tjera që shërbejnë për riparimin e këtyre pajisjeve.

Ministri Abrashi gjatë fjalimit të tij përmendi angazhimet për aprovimin e Ligjit për Paraplegjikët dhe Tetraplegjikët në Kuvendin e Kosovës dhe informoj rreth procedurave të Ligjit mbi riaftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara që do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e  mirëqenies dhe krijimin e një pozite më të mirë për këta persona.

Ministri Abrashi, falenderoi përfaqësues nga Kisha e Jezu Krishtit e Shënjetorëve të Ditëve të Mëvonshme, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët në kuadrin e shumë shërbimeve humanitare kishin sjellë sot mbi 450 pajisje të ndryshme, të cilat sot filluan të shpërndahen.

Ndërkaq Drejtori i HANDIKOS-it, z. Afrim Maliqi ka falenderuar Qeverinë e Kosovës, në veçanti Ministrin Abrashi për bashkpunimin shumë të mirë që ka pasur derimë tani në përkushtimin dhe mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe në vaçanti në avancimin e pozitës dhe të drejtave përmes krijimit të ligjeve dhe politikave që prekun familjet e këtyre personave, më tej z. Maliqi ka thënë se shum shpejt do hapet një mini-fabrikë për prodhimin e karrocave dhe për të bërë të mundur këtë ai tha se i duhet ndihma financiare nga dikasteret e dy ministrave që ishin prezent.