Ministri Abrashi takoi Safet Syla- Zyra per çështje te trashegimise se TMK-se

Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe i Mirëqenies Sociale priti sot në takim Drejtorin e përgjithshëm të zyrës për çështje të trashëgimisë së TMK-së në MPMS z.Safet Syla ku diskutuan për harmonizimin e ligjeve për pensione të veteranëve të UCK-së si dhe pensioneve të parakohshme të ish pjesëtarëve të TMK-së .
Pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ( TMK), kanë të drejtë të aplikojnë në pension personal të veteranit sipas Ligjit nr.04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri sa të arrijnë moshën 45 vjeçare dhe që i plotësojnë të gjitha kriteret tjera të përcaktuara me këtë ligj. Me arritjen e moshës 45 vjeçare, pjesëtarët e TMK, kanë të drejtë të përcaktohen se cilin pension do ta marrin më tutje.