Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, takoi Ndihmës Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Thomas O. Melia, i cili vizitoi Kosovën gjatë vizitës në rajon. Ministri Abrashi e informoi Ndihmës Sekretarin O. Melia për përkushtimin e tij që ta përmirësojë gjendjen aktuale në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale.
Duke falënderuar ndihmës sekretarin O.Melia për vizitën që po i bënë Kosovës, dhe për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, Ministri Abrashi shpalosi hapat e parë të programit të tij në fushën e çështjeve sociale, bashkëpunimin me organizata dhe donator ndërkombëtar, me partner social dhe civil. Në synim të rezultateve konkrete, Ministri Abrashi ju referua një sërë veprimesh politike, ligjore, e financiare, që do t’i ndërmerr me qëllim që të përmirësojnë fushën e punësimit si dhe në përkrahjen e grupeve të cenuara sociale.
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Thomas O. Melia, e uroi Ministrin Abrashi për emërimin e tij, dhe njëherësh e inkurajoj atë që të angazhohet në përpilimin e politikave të informuara dhe të qëndrueshme në mënyrë që të arrihen rezultatet që ministri Abrashi aspiron.