Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për pensionet

Në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë u firmos sot Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Departamentit të Pensioneve të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë sepse synon t’u ofrojë mbrojtje shoqërore shtetasve të të dy vendeve me synimin përfundimtar që ta bëjë të mundur në një kohë sa më të shkurtër njohjen e viteve të punës për shqiptarët që punojnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Në takimin e sotëm ishin të pranishëm Drejtori i Departamentit Pensional të Kosovës, Këshilltarët e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës si dhe drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST-i)