Ministri Abrashi shpërndan 39 grante vetëpunësimi

Mitrovicë, më 01 korrik 2016

Sot në Regjionin e Mitrovicës, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, shpërndau 39 grante, në shumën prej 3.000 deri në 5.000 euro, për përfituesit e Programit të Vetëpunësimit.

Me këtë rast, Ministri Abrashi, uroi ndërmarrësit e rinj, dhe njëherësh i siguroi ata se kjo është një mundësi e mirë për të nxitur zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Abrashi është shprehur i kënaqur me biznes idetë e paraqitura, duke inkurajuar përfituesit që këto ide t’i implementojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, si dhe konfirmoi që grante të ngjashme që ndihmojnë zgjerimin e bizneseve ekzistuese dhe që nxisin punësimin do të shpërndahen edhe në regjione të tjera.

Ministri Abrashi falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe UNDP-në për bashkëfinancim dhe implementim të këtij programi.

Këtë aktivitet e ka përshëndetur edhe Sekretari i parë i Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Lari Peltonen.