Ministri Abrashi priti sot në takim ambasadoren turke në Prishtinë KIVILCIM KILIÇ

07 shtator 2015- Z. Abrashi ka shpalosur planet për të ardhmen e Ministrisë, në veçanti ato aktivitete që kanë të bëjnë me fuqizimin e investimeve dhe hapjen e vendeve të punës dhe në zhvillimin e programeve aftësuese të punëkërkuesve.

Ministri Abrashi i shprehu falënderim të veçantë ambasadores Kilic për vizitën e saj në MPMS dhe për vazhdimin e mbështetjes të qeverisë turke për Republikën e Kosovës.

Ambasadorja turke dhe Ministri Abrashi u dakorduan për një bashkëpunim të ngushtë në fushën e edukimit, trajnimeve profesionale dhe në fusha tjera