12 tetor 2015- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi priti sot në takim të dërguarin e posaçëm gjerman për Evropën Juglindore, Ambasadorin Ernst Reichel dhe Ambasadoren Gjermane në Kosovë, Angelika Viets. Ambasadori Reichel u interesua për situatën politike në Kosovë, veçanërisht për tejkalimin e bllokadës politike. Pas interesimit të ambasadorit për gjendjen në ekonomi, ministri Abrashi i informoi mysafirët për reformat në tregun e punës, për grantet për vetëpunësim dhe përkrahje pagash, dhe për inisiativat në punësim sezonal. Në fund kishte një dakordim për vazhdim të bashkëpunimit dhe përkrahjes gjermane për Kosovën.