Ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, në partneritet me GIZ, Diakonie dhe APPK-në, nënshkruan sot Marrëveshjen për aftësim profesional dhe punësim në Gjermani të 54 të rinjve nga Kosova.
Ky projekt është bërë i mundur me përkrahjen e MPMS-së, organizatave gjermane Diakonie, GIZ, si dhe Agjencisë për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Arban Abrashi tha se përpjekjet disamuajshe më në fund u kurorëzuan me sukses. “Kjo që po shohim sot ësht një situatë që ndryshe quhet ‘win-win’, që do të thotë se përfitimi është i shumëanshëm.
Kjo nënkupton se ndihma dhe përkrahja e të rinjve do të jetë gjithmonë prioriteti ynë. Ne si ministri e kemi përkrahur këtë process që nga fillimi, andaj këtyre të rinjve ju uroj shëndet dhe sukses, dhe përvojat e mira gjermane t’i sjellin në Kosovë”.
Përfaqësuesi i Diakonie-së, Johanes Flothow, e ka vlerësuar të suksesshëm trajnimin e të rinjve të përzgjedhur, të cilët do të shkollohen dhe punësohen ne Gjermani. Ai tha se kemi kërkuar njerëz të motivuar dhe jam i lumtur, se kësaj ia kemi arriur.
Ndërkaq përfaqësuesi i GIZ-it, James Macbeth, ka falënderuar partnerët që kanë kontribuar në implementimin e këtij projekti, në veçanti institucionet të cilat kanë shprehur gatishmëri t’i ndihmojnë dhe t’u japin mundësi këtyre të rinjve. Ai falënderoi ministrin Arban Abrashi për bashkëpunimin dhe u zotua se në të ardhmen do të ju përkrahim më shumë.