Mbahet Konferenca Rajonale për “Shkëmbimin e Praktikave Ndërdiciplinare për Mbrojtjen e Fëmijëve”

09 nëntor 2015- Sot Zv.ministrja e MPMS-së Rita Hajzeraj-Beqaj mori pjesë në “Konferencën Rajonale për Shkëmbimin e Praktikave Ndërdiciplinare për Mbrojtjen e Fëmijëve’ me qëllim të koordinimit dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në mbrojtjen e fëmijëve ,ku Zv.ministrja Hajzeraj-Beqaj theksoi rëndësinë e qasjes multidisiplinare në menaxhimin e rasteve.

Kështu që në janar të këtij viti Qeveria e Kosovës mori nismën për të hartuar projektligjin për mbrojtjën e fëmijëve, kjo nismë është drejt përfundimit me dërgimin e projektligjit në Parlament.

Zv.ministrja Hajzeraj-Beqaj theksoi se MPMS do të përkrah çdo nismë që ka të bëjë me përmirësimin e gjendjës së fëmijëve të cilët konsiderohen të margjinalizuar.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe Ambasador-ja e Holandës në Kosovë znj.Gerrie Willems dhe znj.Laila Omar Gad –Shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, dhe Konferencën e ka organizuar Terre Des Hommes, ku prezente ishte dhe Jezerca Tigani- përfaqësuese per Terre des Hommes për Shqipëri dhe Kosovë.