Nën udhëheqjen e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, është bërë konstituimi i Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë. Ministri Abrashi uroj konstituimin e këtij këshilli dhe bëri të ditur se vendimi për themelimin e një organi të tillë, do të ketë rolin dhe funksionimin sa më të mirë në bërjen e politikave gjithpërfshirëse sa i përket fushëveprimtarisë në segmentin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Me propozimin e ardhur nga anëtarët e këtij këshilli u zgjodh kryesuesja e këshillit, Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, znj. Rita Hajzeraj-Beqaj, Nënkryetari i KKSSHP z. Izet Shehu, ekspertë nga fusha e shëndetit dhe sigurisë në punë (KEK) dhe Sekretari i këtij këshilli z. Hysen Hysenaj, nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës- Feronikel.