Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) me mbështetje të GIZ-it gjerman hapën sot Panairin e Punës në Gjakovë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica gjatë hapjes së panairit tha se panairi do t’u shërbejë bizneseve që të takojnë punëtorë cilësorë e të kualifikuar që kanë shkathtësi e aftësi profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe bizneseve, si dhe punëkërkuesve potencial për t’i prezantuar aftësitë e tyre profesionale dhe për t’u punësuar.
“Me qëllim të përmirësimit të punësueshmërinë në vend, ndër prioritet kryesore të MPMS-së është përkrahja e krijimit të vendeve të reja të punës, qoftë në punësim të rregullt, nëpërmjet Masave Aktive të Tregut të Punës, por edhe në përgatitjen profesionale të fuqisë punëtore“, tha ministri.
Ministri tha se nëpërmjet Panairit të Punës në Gjakovë, shumë punëmarrësve, përkatësisht të rinjëve, do t’u ofrohet mundësia që të gjejnë një vend të qëndrueshëm pune, të angazhohen në praktikë në punë, por edhe të përfitojnë për të konkuruar në vende të ndryshme pune.