FTESË PËR MEDIE

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot (e premte) më 16 shkurt 2018, do të bëjë përurimin e objektit për banim social për 17 familje, në lagjen Trepça (Stan Tërg), Mitrovicë.

Në ora 11:30, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruajnë Marrëveshjen e Mirëkuptimit në objektin e Komunës së Mitrovicës (vetëm pamje).

Ndërsa përurimi i objektit në Stan Tërg bëhet në ora 12:00.

Në ceremoni do të marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri.

Të gjitha mediet janë të ftuara të përcjellin aktivitetin e ministrit, Skender Reçica.

Me respekt