Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Skender Reçica, priti në takim njoftues drejtorin e Bankës Botërore në Prishtinë, z. Marco Mantovanelli si dhe ekipin e Bankës Botërore që përkrahin implementimin e projektit “Western Balkan Jobs technical Assistance Umbrella Facility for Gender Equality”, përfaqësuar nga zj.Stefanie Brodmann dhe zj.Dorothee Chen.
Ministri Reçica, falënderoi mysafirët për mbështetjen e Bankës Botërore në ngritjen dhe zhvillimin e projekteve të shumta në Kosovë ndër vite.
Në takim u bisedua për sfidat që ka kjo ministri në të ardhmen, si dhe për projekte dhe ide të përbashkëta mes MPMS dhe Bankës Botërore, për çka bashkëbiseduesit u dakorduan për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese për zhvillimin dhe avancimin e ideve dhe programeve me interes për Kosovën në fushën e politikave sociale, të punësimit si dhe të edukimit dhe përgatitjes profesionale të të rinjëve për të qenë konkurrues në tregun e punës.