FTESË PËR PUBLIKUN

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Bashkimin Europian Zyra në Kosovë, partnerët socialë  dhe akterë tjerë, kanë nderin t’ju ftojnë në Eventin e Hapjes së Fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Objektiva e Përgjithshme e Fushatës mbi Sigurinë në Shëndetin në Punë është promovimi dhe vetëdijësimi i shoqërisë kosovare mbi legjislacionin rreth sigurisë dhe shëndetit në punë.

Eventi i Hapjes së Fushatës, me 28 Prill 2017, në hapsirat e EU Info Center – në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.