FTESË PËR MEDIA

Të enjten, më 21 Janar 2016, do të nënshkruhet marrëveshja në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimim (UNDP), për implementimin e Programeve Aktive të Tregut të Punës.

Marrëveshja nënshkruhet në objektin Qendror të Qeverisë, në sallën P32 në ora 10:00

Në këtë aktivitet marrin pjesë, ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Z. Ruairi O’Connell, si dhe zv. e Koordinatorit të përhershëm në UNDP, Znj. Alessandra Roccasalvo.

Përmes kësaj marrëveshje synohet që të aftësohen dhe integrohen së paku 130 persona për tregun e punës.

Mediat janë të mirëseardhura të përcjellin  aktivitetin