FTESË PËR MEDIA

Prishtinë, më 20 tetor 2017

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), sot lansojnë Programin e Praktikës në Punë (PNP). Me këtë rast, studentët e diplomuar do të nënshkruajnë marrëveshje më kompanitë përfituese të këtij programi.

Ceremonia e nënshkrimit mbahet sot, të premtën, më 20 tetor 2017, duke filluar nga ora 11:00 – 12:00, në Qendrën e Konferencave “Orion” në Prishtinë (Ndërtesa Lesna përballë Kino ABC-së, mbi Maxi Market, Kati II).

Programi Praktikë në Punë (internship) ka për qëllim t’iu jap mundësinë punëkërkuesve të papunësuar, të cilët kanë diplomuar brenda periudhës 24 muajshe, në institucionet e arsimit të lartë, që të ndjekin një praktikë 3 mujore në ndërmarrjet e sektorit privat, me qëllim të përkrahjes së aftësimit dhe praktikës në punë, apo edhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Programi i Praktikes në Punë implementohet me mbështetjen e Programeve Aktive të Tregut të Punës 2 të UNDP, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale/Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë/Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.

Të gjitha mediet janë të ftuara ta përcjellin këtë aktivitet