Divizioni për Aftësime Profesionale
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Aftësime Profesionale janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive/ për aftësimin profesional të të papunëve dhe riaftësimin e të interesuarve të tjerë për përgatitje për tregun e punës;
1.2. Monitorimi dhe koordinimi i punës me qendrat për aftësim profesional;
1.3. Ofron mbështetje për planifikimin e nevojave buxhetore për qendrat e aftësimit profesional;
1.4. Bashkëpunon me akterët relevantë për projektet që kanë të bëjnë me aftësimin profesional;
1.5. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për aftësimin profesional;
1.6. Monitoron procesin e mbarëvajtjes së programeve të aftësimit profesional si dhe ofron mbështetje, sipas kërkesës;
1.7 Bën propozime për profesionet më të kërkuara në treg;
1.8. Harton raporte të rregullta periodike për fushën e aftësimit profesional;
2. Udhëheqësi i Divizionit për Aftësime Profesionale raporton tek udhëheqësi i Departamentit për Punë dhe Punësim.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Aftësime Profesionale është pesë.