Departamenti i Pensioneve
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Pensioneve janë:
1.1. Menaxhimi dhe administrimi i skemave pensionale të përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi;
1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për sistemin pensional në Republikën e Kosovës;
1.3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për skemat pensionale;
1.4. Menaxhon me kohë pagesat e pensioneve të pensionistëve;
1.5. Menaxhon dhe mirëmban regjistrat dhe statistikat për pagesat e pensioneve;
1.6. Siguron zbatimin e procedurave për realizimin e të drejtave për pensione për qytetarët e Kosovës që kanë punuar jashtë vendit;
1.7. Propozon dhe inicion procedurat për arritjen e marrëveshjeve bilaterale nga fusha e sigurimeve sociale;
1.8. Mirëmban dokumentacionin për të gjitha shpenzimet lidhur me shpërndarjen e pensioneve;
1.9. Monitoron statusin e personave që janë përfitues të pensioneve;
1.10 Harton raporte të rregullta periodike nga fusha e pensioneve.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve, raporton tek sekretari i përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
3.1. Divizioni për Politika Pensionale;
3.2. Divizioni i Skemave Pensionale;
3.3. Divizioni i Pensioneve të Jashtme dhe
3.4. Divizioni i Monitorimit dhe Kontrollimit.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Pensioneve është 55.