Divizioni për Pensione të Jashtme
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Pensione të Jashtme janë:
1.1. Siguron zbatimin e politikave për realizimin e të drejtës së pensioneve jashtë shtetit;
1.2. Siguron zbatimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale nga fusha e sigurimeve sociale në të cilat palë nënshkruese është Republika e Kosovës;
1.3. Siguron zbatimin e legjislacionit relevant ndërkombëtar për pensione që ndërlidhet me punësimin jashtë vendit;
1.4. Ofron informata për procedurat që duhet të ndiqen për aplikim;
1.5. Siguron zbatimin e standardeve të përfshirjes së pensioneve të jashtme në skemat pensionale,
1.6. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e procedurave për pensionet e jashtme, konform marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale të sigurimeve sociale;
1.7. Harton analiza dhe raporte të rregullta periodike në fushën e pensioneve të jashtme;
1.8. Përgatitë informatat dhe siguron formularët e nevojshëm për realizimin e kërkesave për të gjitha llojet e pensioneve për qytetarët e Kosovës që përkohësisht kanë punuar jashtë vendit, në harmoni me marrëveshjet në fuqi;
1.9. Verifikimi dhe kompletimi i stazhit pensional të punës për të siguruarit kosovarë që kanë punuar jashtë vendit.
2. Udhëheqës i Divizionit për Pensione të Jashtme raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Pensione të Jashtme është 12.