Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
janë:
1.1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
1.2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
1.3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të ministrisë;
1.4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të ministrisë;
1.5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
1.6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
1.7. Ofron shërbime logjistike për ministrinë.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:
3.1. Divizioni i Burimeve Njerëzore;
3.2. Divizioni për Buxhet dhe Financa;
3.3. Divizioni i TI-së dhe Shërbimeve Logjistike.
4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është dyzet (40)